E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shëtitja që përfundoi në trágjedi/ Dalin fotot e viktímës dhe të dashurit të saj, reagon i ati i Enisa Dodës
Publik News

Shëtitja që përfundoi në trágjedi/ Dalin fotot e viktímës dhe të dashurit të saj, reagon i ati i Enisa Dodës

Enisa Doda të cilën e shihni në foton e mësipërme është 17-vjeçarja që doli e pajetë nga plazhi i Velipojës teksa për këtë ngjarje është arrestuar Indrit Bajraktari, i cili kishte dalë së bashku me adoleshenten në det me motor uji që e kishin marrë me qira.

Ndërkohë në krahun tjetër është 25-Indrit Bajraktari, një emigrant i cili kishte ardhur nga Anglia për pushime që sipas policisë, braktisi motorin e ujit në det bashkë me vajzën, dhe po notonte fshehtazi për të ikur.

Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të 17-vjeçares do të bëhet pasditen e sotme në orën 17:00. Adoleshentja u gjet e vdèkùr nga peshkatarët, ndërsa raportohet se kishte shenja dhùne në trup.

Për ngjarjen ka reaguar edhe i ati i adoleshentes i cili ka shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e të bijës por nuk ka zgjedhur të komentojë se çfarë piste di për ngjarjen familja e tij. Ai shprehet se Zopti ia mori të bijë fizikisht por jo shpirtërisht.

Bajraktari pretendon se vajza ka rrëshqitur nga motori i ujit dhe është mbytur në det ndërsa bie në kontraditë me veten kur thotë më pas nuk mban mend se çfarë ka ndodhur.  Përveç kësaj ai ka dëshmuar në fillim se vajzën e ka marrë xhaxhai kur kanë dalë në breg diçka që është hedhur poshtë nga hetimet e deritanishme

Pòlícia bën me dije se e reja, e identifikuar si Enisa Doda ishte në Velipojë për pushime me familjen. Gazetarja e Fax News, Emi Kalaja raporton se dyshôhèt që të rinjtë janë njohur në Facebook ndërsa Bajraktari ishte emigrant në Angli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.