E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shfrytëzonte gruan e tij për prostitucion, arrestohet 26 vjeçari! Ja si e ndihmonte i moshuari
Publik News

Shfrytëzonte gruan e tij për prostitucion, arrestohet 26 vjeçari! Ja si e ndihmonte i moshuari

Një 26 vjeçar në Tiranë është vënë në pranga pasi sipas Policisë ai shfrytëzonte gruan e tij për prostitucion. Bashkë me 26-vjeçarin është arrestuar edhe një 70 vjeçar, i cili gjente klientët dhe vendoste në dispozicion banesën për të ushtrimin e prostitucionit.

“Bazuar në provat e grumbulluara, në kuadër të operacionit policor “EXPLOITATION” u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dhuna në familje”, i shtetasit V. Gj., 26 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. O., 70 vjeç, banues në Tiranë”, thekson Policia.

Në njoftimin për mediat theksohet se: “Nga veprimet e mirorganizuara operative dhe hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, u arrit të zbulohet dhe të dokumentohet plotësisht ngjarja, nga e cila rezulton se 27-vjeçarja  shfrytëzohej për prostitucion nga bashkëshorti i saj, shtetasi V. GJ., i cili e dhunonte, si dhe nga shtetasi P. O”.

Njoftimi i plotë:

Zbulohet dhe goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, një rast i shfrytëzimit për prostitucion.

Finalizohet operacioni policor i koduar “EXPLOITATION”.

Shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, duke ushtruar dhunë ndaj saj, vihet në pranga 26-vjeçari.

Në pranga edhe një 70-vjeçar që jetonte i vetëm, i cili gjente klientët dhe vinte banesën në dispozicion për të ushtuar prostitucionin 27-vjeçarja.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, bënë të mundur zbulimin, dokumentimin dhe goditjen e një rasti të shfrytëzimit për prositucion nëpërmjet dhunës. Bazuar në provat e grumbulluara, në kuadër të operacionit policor “EXPLOITATION” u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dhuna në familje”, i shtetasit V. Gj., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. O., 70 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e mirorganizuara operative dhe hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, u arrit të zbulohet dhe të dokumentohet plotësisht ngjarja, nga e cila rezulton se 27-vjeçarja  shfrytëzohej për prostitucion nga bashkëshorti i saj, shtetasi V. GJ., i cili e dhunonte, si dhe nga shtetasi P. O.

Këtë aktivitet kriminal këta persona e kryenin në apartamentin e shtetasit P. O., i cili siguronte dhe klientët.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.