E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

” ‘Shihemi në Gjyq’ është banalitet”, Eni Çobani nuk i kursehet Agron Llakajt

Një ditë më parë Agron Llakaj e qujati banale rubrikën “Shihemi në gjyq”, të Eni Çobanit tek “E diela shqiptare”. Teksa foli në emisionin radiofonik “Chaud Patate’ ai e cilësoi rubrikën si më banale të emisionit.

“Në qoftëse ka një pjesë banale te Ardit Gjebrea është pikërisht gjyqi i Eni Çobanit. Dhe si të tillë unë e kam marrë gjetje për të demaskuar këtë lloj gjyqi, pasi ajo mund të jetë avokate e së drejtës, por ajo është një banalitet. Dhe duke u nisur populli kështu si jemi ne, që i ka sytë te ekrani për punë dhe të ardhme, këtë do ta quaja banalitet, varfëri shpirtërore e njerëzve që nuk kuptojnë se çdo të thotë të ndërtosh të ardhmen”, ka thënë Llakaj.

Ndërsa pas kësaj ka reaguar juristja Eni Çobani e cila është shprehur se të jesh i lirë është e drejtë themelore e çdo kujt që vjen në jetë, por të jetosh dhe të flasësh si njeri i lirë është virtyt dhe vlerë

“Të jesh i lirë është e drejtë themelore e çdo kujt që vjen në jetë, por të jetosh dhe të flasësh si njeri i lirë është virtyt dhe vlerë. Faleminderit Tv Klan për lirinë që më fal çdo ditë”, ka shkruar Eni, që kuptohet mirë se ky mesazh është në adresë të Llakajt.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.