Shijak/ Kunati dhe ish i dashuri qëllojnë me armë zjarri pas sherrit me vajzën

Detaje të reja kanë dalë ngjarja që ndodhi dje në Durrës, ku mbeti i plagosur aksidentalisht, E.D.

Raportohet se gjatë sherrit është qëlluar nga të dyja palët me armë, si nga autori i ngjarjes, Arbër Hoxha dhe Xh. P edhe nga Albano Domi.

Hetuesit e Sektorit të Krimeve të Rënda në Durrës i kanë gjetur në shtëpi pistoletën, e cila është sekuestruar dhe për pasojë në pranga ra Albano Domi.

Fillimisht sherri ka nisur me fjalë dhe më pas janë përplasur fizikisht. Në një moment të dyja palët kanë nxjerr pistoletat dhe kanë qëlluar, duke u plagosur të riun me iniciale E.D, i cili nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Konflikti e ka zanafillën më herët dhe shkak është bërë një vajzë me të cilën ka qenë e lidhur për 4 vjet Albano Domi.

Pas ndarjes ky i fundit nuk ka hequr dorë nga vajza dhe ka tentuar disa herë që ta takojë, por është refuzuar nga kjo e fundit.

Vajza, takimin me të dhe ngacmimet që i ka bërë ia ka rrëfyer të motrës, e cila më pas ia ka treguar të fejuarit të saj, personit me iniciale Xh.P. Ky i fundit një ditë para plagosjes, bashkë me Arbër Hoxhën janë rrahur në Durrës me Albano Domin dhe i kanë kërkuar që të mos vijonte më ta ngacmonte vajzën. Ndërkohë dje ndodhi edhe përplasja me armë zjarri

Publikuar nga Publik Media