E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHIJAK/ Protestë  e prindërve: 150 nxënës pa mësim
Lajme

SHIJAK/ Protestë e prindërve: 150 nxënës pa mësim

 

Nxenes dhe prinder jane mbledhur ne proteste para bashkise se Shijakut. Shkak eshte bere nje problematike lidhur me shkollen ne Borakaj “Adem Sabli”.  Plot 150 nxenes ne zonen e Borakajve ne Durres nuk kane nisur ende vitin shkollor. Shkolla ne Borakaj “Adem Sabli” eshte jashte kushteve infrastrukturore dhe per pasoje nxenesit jane derguar te bejne mesim ne shkollat e Maminasit.  Prinderit kane vendosur te mos i dergojne ne shkolle femijet duke bojkotuar procesin mesimor. “Kjo eshte e patolerueshme. Klasat e para bejne mesim ne darke eshte jashte llogjike”- thone ata.

Ne shkollen “Adem Sabli” benin mesim nxenes te kater fshatrave. Por, prej rreth nje viti nxenesit jane zhvendosur ne Maminas. Kjo nuk pranohet nga familjaret, qe heqin mundim te madh per t’i shoqeruar. “Eshte shume larg per ne, nuk kemi mundesi ti cojme. Rruga eshte problematike, kane ndodhur dy tre aksidente”- thone ata.

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.