Shitjet e pasurive të paluajtshme 300 milionë euro, por bien investimet e huaja

Rekordi i kryeqytetit për lejet e ndërtimit u mbajt në vitin 2022, ku Bashkia e Tiranës dha rreth 1.81 milionë metra katror leje ndërtimi, që përfaqëson rreth 70% të totalit të lejeve të dhëna në vend. Krahasuar me vitin e kaluar, ky tregues u rrit me rreth 10%, duke shënuar nivelin më të lartë historik që nga viti 2005. Megjithatë, sipërfaqja e lejeve u reduktua ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit 2023.

Ndërsa ndërtimet po rriteshin me shpejtësi, shtimi i popullsisë në Tiranë po zvogëlohej. Nga viti 2012 deri në 2018, popullsia mesatarisht shtohej me 20 mijë persona në vit, por nga viti 2019, rritja e popullsisë u zvogëlua ndjeshëm, duke u shoqëruar me tendencën e emigracionit dhe plakjes së popullsisë. Shtesa e popullsisë në kryeqytet u ul me vetëm 5.75 mijë persona në vitin 2022, duke e bërë këtë shtesë më të ulët në histori që nga viti 2011.

Popullsia e Shqipërisë gjithashtu ra me 1.1% në vitin 2022, ose 31.8 mijë persona më pak, shënuar si rënia më e lartë në tre vjet. Megjithatë, interesimi i të huajve për blerjen e pasurive të paluajtshme kompensoi në njëfarë mase këtë rënie, veçanërisht në zonat bregdetare të vendit. Ndërkohë, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme u rritën vitin e fundit, por ranë në treujorin e parë të vitit 2023, sipas Statistikave të Bankës së Shqipërisë.

Shtesa-vjetore-e-popullsise-ne-Tirane-2002-2023
ihd2

Publikuar nga Publik Media