Shkarkimi i 7 ministrave, deputeti i PD reagon pas ndryshimeve në PS: Rama emëroi veten e tij në të gjitha ministritë
Pas ndryshimeve të mëdha të ndodhur në qeverinë Rama, ku kreu i ekzekutivit njoftoi largimin e 7 ministrave, ka reaguar edhe deputeti i PD, Klevis Balliu.
Në një postim të bërë në Facebook, ai shkruan se Rama “shkarkoi të gjithë ministrat dhe emëroi veten e tij në të gjitha ministritë”.
Postimi i plotë:
HALLALL / KRYEMINISTRI I HOQI TË GJITHË MINISTRAT DHE EMËROJ VETEN TEK TË GJITHA MINISTRITË!
Emërimi i kukullave, PS VDIQ
Sot zyrtarisht qeveria e Edi Ramës ra por fatkeqësisht ra dhe Partia Socialiste e cila me të mirat dhe te këqijat e saj ka një kontribut.
Ngushëllime të gjithë socialistëve për vdekjen e PS sot.
Edi Rama hoqi të gjithë ministrat duke marrë personalisht drejtimin e tyre.
Ky ishte një show dhe tallje për qytetarët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



