E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkimi i Çakos, Kryemadhi: Lojë e Ramës për të larguar vëmendjen nga protesta
Lajme

Shkarkimi i Çakos, Kryemadhi: Lojë e Ramës për të larguar vëmendjen nga protesta

Duke komentuar shkarkimi e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se kjo ishte një lojë e Ramës për hequr vëmendjen nga protesta.

“Ishte lojë e Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga protesta.

Janë skema demode që bën Rama. Frika e ka nxjerr nga bërja e politikës së bukur, e ka futur në një situatë shumë demode.

Teksa u ndal tek heqja nga KQZ e mandatit të deputetit të saj, Gledion Rehovica, Kryemadhi tha se tashmë nuk ka vlerë diskutimi kur vendimi u mor. “Ne si LSI e kemi votuar ligjin e dekriminalizimit dhe besoj se pavarësisht opinioneve që mund të ndajmë, tashmë çfarëdo lloj argumenti, s’ka më kuptim. Vendin e tij do e zërë Silva Caka”, theksoi ajo.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.