E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkimi i Edvin Shvarc nga Presidenti Begaj tregoi se është thjesht president partie
Politikë

Shkarkimi i Edvin Shvarc nga Presidenti Begaj tregoi se është thjesht president partie

Deputetë dhe ish-deputetë të Partisë Demokratike e kanë dënuar vendimin e Presidentit Bajram Begaj për të larguar nga shërbimi civil dhe nga detyra, z. Edvin Shvarc, Drejtorin e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median në Presidencë, nisur nga fakti se z Shvarc është një personalitet në fushën e tij

Klevis Balliu, Shef i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, e cilësoi sot vendimin si njolla e zezë që Presidenti i kapur i vendosi vetes dhe institucionit të kryetarit të shtetit.

“Shkarkimi i Edvin Shvarc, – shkroi Balliu, – me një kontribut 20-vjeçar në Presidencë dhe me të cilin kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoja dhe të ndaja eksperincën kur unë punoja në Presidencë, është një vendim i rëndë dhe i turpshëm.  Begaj nuk është President i Shtetit, por është thjesht një president partie”, përfundon Balliu.

Në vijim ai publikon dokumentin ku jepen arsyet e largimit nga detyra të z. Shvarc.

“Urdhëroj përfundimin e marrëdhënies së shërbimit civil të z. Edvin Shvarc nga pozicioni i Drejtorit të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median në institucionin e Presidentit të Republikës për shkak të pavlefshmërisë së aktit të emërimit. Konstatimit të diplomës së panjësuar nga Ministria përgjegjëse e Arsimit, sipas procedurës së parashikuar në legjislacion përpara se të konkuronte në shërbimin civil”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.