E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkimi i Gledis Nanos/ Alibeaj: Rama në krye të hallkës së rendit, s’ka vullnet të luftojë krimin
Lajme

Shkarkimi i Gledis Nanos/ Alibeaj: Rama në krye të hallkës së rendit, s’ka vullnet të luftojë krimin

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Alibeaj thekson se në krye të hallkës së rendit të vendit është vetë Edi Rama, që sipas tij, nuk ka vullnet që të luftojë krimin.

Sipas Alibeajt, duhet që të ikë Rama, në mënyrë që të marrë fund saga e krimeve në vend, sepse kryeministri tashmë drejton çdo institucion në vendin tonë.

Postimi i deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj:

Situata kriminale në Shqipëri është katastrofike dhe ndërrimet e emrave në kupolën e Policisë së Shtetit nuk mund ta zgjidhin këtë situatë.

Kjo sepse në krye të hallkës së rendit qëndron kryeministri Rama, njeriu që nuk ka vullnet për të luftuar me krimin dhe tentakulat e tij që janë të shtrira në çdo segment të jetës së shqiptarëve.

Vrasjet, ngjarjet e rënda kriminale, telenovelat me emra të kërkuarish nga policia dhe përfshirja e policisë në këto skema, janë tregues i qartë se përgjegjësia është e Edi Ramës. Pa largimin e tij ështe e pamundur që krimi dhe përfshirja e tij në politikë e kudo të marrë fund.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.