Shkatërrimi i grupit kriminal, SPAK jep detaje nga operacioni
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë detaje nga shkatërrimi i grupit kriminal të trafikut të drogës.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftiar në lidhje me shkatërrimin e një grupi kriminal të trafikut të drogës. SPAK ka arritur të dokumentojë aktivitetin kriminal të 21 anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal nëpërmjet bashkëpunimit me autoritetet italiane dhe me koordinimin e EUROJUST. Gjatë hetimit janë sekuestruar sasia e llojeve të ndryshme të drogave me vlerë prej rreth 2.700.000 euro. Sasia e drogave u sigurua në vende të Lindjes së Mesme dhe më pas u trafikua nëpërmjet Shqipërisë drejt Italisë dhe vendeve të tjera të BE-së. 20 persona nën hetim janë arrestuar dhe një person është në kërkim ndërkombëtar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



