E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkatërrohen 13 mijë lodra me të rrezikshme për fëmijët
Publik News

Shkatërrohen 13 mijë lodra me të rrezikshme për fëmijët

Rreth 13 mijë lodra, me substanca toksike dhe kancerogjene, të rrezikshme për shëndetin  e fëmijëve janë asgjësuar. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut shkatërroi 13 mijë lodrat e rrezikshme  për fëmijët, të cilat ishin bllokuara. Lodrat janë për kategorinë e fëmijëve të moshës 0 – 36 muaj mbartnin substanca toksike, elementë alergjenë, mutagjenë dhe kancerogjenë, duke u bërë rrezik real për jetën dhe shëndetin e fëmijëve.

Këto lodra u bllokuan nga ISHMT, pas inspektimeve të kryera në subjektet e importit dhe tregtimit me shumicë dhe pakicë të produkteve lodra, gjatë periudhës nëntor 2019- janar 2020.

Bllokimi i produkteve lodra nga ana e ISHMT erdhi pas konstatimit se : Ka pasur substanca toksike në nivele tepër të larta të përbërësve të plastikës dhe metaleve të rënda, ku përmendim:  ftalatet, boronin, plumbin, etj..(Testet laboratorike janë kryera në laboratorë të akredituar në Itali).

Lodrat kanë qenë jashtë standardit,nuk kanë qenë në përputhje me direktivën europiane të lodrave dhe legjislacionin shqiptar, për sa i përket testeve fizike dhe mbartin rrezik të lartë për kategorinë e fëmijëve të moshës 0 – 36 muaj.(Testet laboratorike janë kryera në laboratorë të akredituar në Itali).

Lodrat kanë pasur mungesë të markimit CE dhe dokumentacionit përkatës nga prodhuesi i produktit, që provon se lodra është në përputhje me standardet europiane të sigurisë dhe nuk rrezikon jetën dhe shëndetin e fëmijëve.

Lodrat janë raportuar nga sistemi i shkëmbimit të shpejtë të informacionit (RAPEX) i Komisionit Europian, si produkte me përmbajtje të lartë të elementëve toksikë, kancerogjene, etj.

Lodrat janë raportuar nga vendet e rajonit, si produkte të cilat sipas testeve laboratorike rezultojnë të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e fëmijëve.

Testimet laboratorike të kryera në mostrat e lodrave të marra në 34 importues i janë vënë në dispozicion operatorëve ekonomikë brenda afateve ligjore të parashikuara në ligjin për inspektimin.

Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut u bën thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në tregun e importit dhe tregtimit të produkteve lodra, që tëtë zbatojnë legjislacionin, i cili është tërësisht i transpozuar dhe në përputhje me standardet europiane për prodhimin, importin dhe tregtimin e produkteve lodra.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.