E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkatërrohet banda shqiptare e drogës. 9 në pranga. furnizonin diaa vende  europiane  me kokainë
Bota

Shkatërrohet banda shqiptare e drogës. 9 në pranga. furnizonin diaa vende europiane me kokainë

Policia Gjyqësore Federale (FGP) ka shkatërruar një grup shqiptarësh që merreshin më shitje të kokainës, ndërsa në pranga kanë rënë 9 persona. 

Aksioni policor u shtri me kontrolle në disa banesa në Berchem, Deurne, Etterbeek, Hoboken, Jette dhe Woluwe-Saint-Pierre në Belgjikë. Mediat belge raportojnë se kokaina importohej përmes portit të Antwerpen dhe do të shpërndahej nëpërmjet korrierëve në vende të ndryshme evropiane. Ndërkohë, trafikantët më pas mendohet se transportonin lëndën narkotike në automjete ku ishin përshtatur vende të fshehta. 

Gjykata caktoi masën ‘arrest me burg’ për vetëm 6 prej të arrestuarve, të moshës nga 28 deri në 55 vjeç, të cilët dyshohen për import dhe transport të kokainës, kryer në bashkëpunim

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.