SHKATËRROHET GRUPI I TRAFIKUT TË DROGËS NË ITALI, NË PRANGA 10 SHQIPTARË
Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal shqiptar në Firence.
Gjatë operacionit janë sekuestruar gati 280 kg drogë, mes tyre 6 kg kokainë e 275 kg marijuanë.
Baza e magazinimit të kokainës ishte në Firenze ku shitej me shumicë, ndërsa marijuana trafikohej përmes detit nga Shqipëria në Itali e më pas shpërndahej në qytete te ndryshme italiane.
Karabinierët e Firences arrestuan dhjetë shtetas shqiptarë në krahinat e Firences, Sienës, Pratos, Parmës, Milanos, Romës dhe Vareses.
Hetimet zbuluan grupin kriminal të organizuar, të përbërë nga shqiptarë, të angazhuar në shitjen e kokainës dhe marihuanës, që vinin nga Shqipëria.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



