Shkatërruesi më i madh sot në këtë vend është ndërtimi!
Kalimi i Unazës së madhe nga Paskuqani, rriti menjëherë interesin për ndërtime në këtë zonë. Kaq mjaftoi dhe ushtria e betoniereve të sulet, duke shembur shtëpi të sapolegalizuara, duke pushtuar oborre e duke mbjellë kulla gjithandej.
Pa plan, pa infastrukturë, pa rrugë për të përballuar “metropolizimin” e një zone informale kaotike, pa trotuare, pa pyetur për hapësirë publike, pa vend-parkime, pa elementë të tjetër jetësorë, si aksesi në shkolla, kopshte, çerdhe, qendra shëndetësore. Por, gjej vend e ngul pallate.
Fundi? Kaos total, masakër, shkatërrim!
Hasa këtë video në rrjet, dhe po e publikoj bashkë komentin e një lexuesi:
“Ne Paskuqan po ndertohen 10 pallate ne te njejten kohe… Nga vend i gjelberuar dhe me oksigjen, eshte kthyer ne masaker mjedisore… Rruga ku po kalojne keta, ne vendet e civilizuara eshte zakonisht 1 kalimshe, ketu jo vetem eshte dy kalimshe po lejohen parkimet ne te dy anet e rruges. Trotuari eshte aq i ngushte, sa nje njeri pak me i beshem se mesatarja duhet te beje akrobaci qe te kaloje, dhe sikur te mos mjaftonte kjo, eshte i mbushur me parkime motorash, bicikletash ose objekte te cfaredollojshme… Nje tmerr i vertete ngado qe te kthehesh…”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



