E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkencëtarja Claudia Sheinbau, gruaja e parë presidente e Meksikës
Lajme

Shkencëtarja Claudia Sheinbau, gruaja e parë presidente e Meksikës

Claudia Sheinbaum është zgjedhur presidentja e parë grua e Meksikës në një fitore historike dërrmuese.

Claudia Sheinbaum

Claudia Sheinbaum

Autoriteti zyrtar zgjedhor tha se rezultatet treguan se ish-kryebashkiakja 61-vjeçare e qytetit të Meksikos fitoi rreth 58%-60% të votave në zgjedhjet e së dielës.

Kjo i jep asaj një epërsi prej më shumë se 30 pikë përqindjeje ndaj rivales së saj kryesore, biznesmenes Xochitl Galvez.

Sheinbaum do të zëvendësojë mentorin e saj, Presidentin në largim Andres Manuel Lopez Obrador më 1 tetor.

Sheinbaum, një ish-shkencëtae, në fjalimin e saj të fitores, u tha votuesve: “Unë nuk do të dështoj”.

Mbështetësit e saj po festojnë në Zocalo, sheshin kryesor të qytetit të Meksikos, duke valëvitur pankarta ku lexojnë “Claudia Sheinbaum, presidente”.

Përpara se të kandidonte për presidente, Sheinbaum ishte kryetare e qytetit të Meksikos, një nga postet më me ndikim politik në vend dhe i hapi rrugën për presidencën.

Sheinbaum, gjyshërit e së cilës nga ana e nënës ishin hebrenj dhe emigruan në Meksikë nga Bullgaria për të shpëtuar nga nazistët, pati një karrierë të shkëlqyer si shkencëtare përpara se të merrej me politikë. Gjyshërit e saj nga ana e të atit janë me prejardhje nga Lituania.

Të dy prindërit e saj ishin shkencëtarë dhe Sheinbaum studioi fizikë përpara se të vazhdonte të merrte një doktoraturë në inxhinierinë e energjisë.

Ajo kaloi vite në një laborator kërkimor të njohur në Kaliforni duke studiuar modelet meksikane të konsumit të energjisë dhe u bë eksperte për ndryshimet klimatike.

Kjo përvojë dhe aktivizmi i saj studentor përfundimisht i dhanë postin e sekretares së mjedisit për Mexico City në kohën kur Andrés Manuel López Obrador ishte kryebashkiak i kryeqytetit.

Në vitin 2018 ajo u bë kryetarja e parë femër e qytetit të Meksikos, një post që e mbajti deri në vitin 2023, kur u largua për të kandiduar për presidente.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.