E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër/ 36-vjeçarja amerikane gjendet e vdekur në një hostel
Lajme

Shkodër/ 36-vjeçarja amerikane gjendet e vdekur në një hostel

Një 36-vjeçare amerikane është gjetur pa shenja jete në një hostel në Shkodër.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se shtetasja A. N., 36 vjeçe, banuese në Texas, SHBA është gjetur pa shenja jete në hostelin ku po jetonte në lagjen ‘Tre Heronjtë”.

Në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune, por dyshohet se 36-vjeçarja amerikane ka humbur jetën për shkak të një mbidoze ilaçesh.

Njoftim,i i policisë Shkodër:

Informacion paraprak/ Rreth orës 18:00, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njoftim se në lagjen “Tre Heronjtë”, në hostelin ku banonte me qira, është gjetur nga nëna e saj, pa shenja jete, shtetasja A. N., 36 vjeçe, banuese në Texas, SHBA. 

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 36-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja A. N. ka humbur jetën, për shkak të një mbidoze ilaçesh. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.