E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër/ Arrestohet polici, vodhi zarfin me para qytetarit
Lajme

Shkodër/ Arrestohet polici, vodhi zarfin me para qytetarit

Ditën e djeshme është denoncuar me pamje një efektiv në Shkodër i cili i vodhi zarfin me para nga makina një qytetari. Efektivi i Policisë së Shtetit, i identifikuar Shkëlzen Gjonajn, ka hyrë në ambientin ku mjeti po pastrohej, e është afruar tek dera ku ka gjetur dhe ka marrë zarfin me para. Por nuk ka vënë re kamerat.

.Efektivi i Policisë së Shtetit, i identifikuar Shkëlzen Gjonajn që u arrestua ditën e sotme

Ndaj dhe është pezulluar nga detyra, ndërsa ditën e sotme mësohet se ai është vënë në pranga nga Policia Shkodër.

Urdhër ndalimi ndaj 50-vjeçarit është nxjerrë për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Kanosje”, në dëm të shtetasve me iniciale B. U. dhe A. B.

Njoftimi i policisë:

“Prokuroria e Shkodrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për Shkëlzen Gjonajn, me detyrë specialist Rendi në Komisariatin e Policisë Shkodër, pasi u filmua duke vjedhur para në një makinë si dhe duke rrahur një të ri në një lokal. Urdhërndalimi ndaj 50-vjeçari është nxjerrë për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Kanosje”, në dëm të shtetasve me iniciale B. U. dhe A. B. 

Për rastin e transmetuar mbrëmjen e kaluar në media e për të cilin Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore reaguan menjëherë, Ministria e Brendshme falënderon emisionin “Fiks Fare” për denoncimin e punonjësit të policisë që abuzonte me detyrën. Ky punonjës është arrestuar nga AMP e do të përballet me drejtësinë për të marrë ndëshkimin sipas ligjit. Ne inkurajojmë investigime të tilla gazetareske, por edhe referimin e qytetarëve për punonjës të Policisë së Shtetit që kryejnë shkelje ligjore apo etike gjatë ushtrimit të detyrës. Vijimësisht jemi të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar, të cilët kurrsesi s’ka vend në radhët e kësaj trupe.

Vetëm përgjatë vitit 2022 AMP ka referuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre 357 raste nga të cilët 168 me masë shtrënguese. Në 5 muajt e parë të këtij viti janë referuar 119 raste nga të cilët 34 me masë shtënguese. Ky është tregues i vullnetit tonë të plotë për të larguar nga Policia e Shtetit ata që bëjnë pis uniformën e kësaj trupe”– njofton AMP.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.