E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Livadhi”
Publik News

Shkodër/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Livadhi”

Në pranga përfunduan L. A., 18 vjeç dhe K. G., 19 vjeç, të dy banues në qytetin e Shkodrës.

Policia lokale sqaron se ata u arrestuan pasi shkaktuan panik tek banorët e zonës duke qëlluar me armë zjarri.

Njoftimi:

Qëlluan me armë zjarri duke shkaktuar panik tek banorët e zonës, por identifikohen në kohë reale dhe vihen në pranga dy autorët.

Sekuestrohen dy armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), municion luftarak dhe pranga e shkop gome si ato që përdor Policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Shkodër, pas njoftimit të marrë se në fshatin Kuç të Njësisë Administrative Gur i Zi, në një livadh kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Livadhi”, në kuadër të të cilit u bë i mundur identifikimi në kohë reale i dy shtetaseve që kishin qëlluar me armë, gjetja e armës, si dhe kapja e arrestimi i tyre, konkretisht:

  1. A., 18 vjeç dhe K. G., 19 vjeç, të dy banues në qytetin e Shkodrës.

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, u bë e mundur gjatja e armës së zjarrit kallashnikov, të cilën e kishin fshehur në një livadh në afërsi të lumit Drin.

 

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesave të këtyre shtetasve, ku gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. G, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, dy karikatorë automatiku me fishekë dhe 410 fishekë luftarak.

Ndërsa në banesën e shtetasit L. A., Policia gjeti dhe sekuestroi një palë pranga dhe një shkop metalik me hapje, si ato që përdorin forcat e rendit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.