Shkodër/ Pezullohet funksionari i policisë dhe i ndalohet dalja jashtë shtetit
Zëvendësdrejtori për Hetimin e Krimeve në Policinë e Shkodrës, Hajri Kushe, është pezulluar nga detyra pas dyshimeve se ai ishte përfshirë në kultivimin e kanabisit në Velipojë. Gjithashtu, ndaj tij është vendosur masa e sigurisë së ndalimit të daljes jashtë shtetit. Përveç kësaj, edhe 12 punonjës policie në Shkodër janë shoqëruar në komisariat dhe janë vënë nën hetim për shpërdorim të detyrës. Dyshohet se këta punonjës kanë favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në njësinë administrative “Ana e Malit” në Shkodër dhe kanë neglizhuar me dashje marrjen e masave për parandalimin dhe evidentimin e kultivimit të tyre. Policia ka filluar kontrolle me dronë për identifikimin dhe asgjësimin e substancave narkotike. Vendimi për masat e sigurimit personal është ekzekutuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Drejtorinë e AMP (Rajoni Shkodër) dhe pas hetimeve të Prokurorisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



