Shkodër/ Policia dhe RENEA i vënë prangat 43-vjeçari që “terrorizoi” banorët
Policia e Shtetit ka ndërmarrë një aksion në Shkodër mbrëmjen e sotme.
Në fokus të këtij operacioni ishin kontrollet në mjetet e dyshimta dhe personat me precedentë penalë apo të shpallur në kërkim.
Si rezultat i këtij operacioni, mësohet se ka rënë në pranga 43-vjeçari Balil Murataj. Ky i fundit raportohet se ka terrorizuar zonën e Bardhajve gjatë gjithë pasdites së sotme.
Murataj thuhet se teksa lëvizte me automjetin e tij ka qëlluar në ajër me armë zjarri disa herë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



