Shkodër/ Policia dhe SPAK-u arrestojnë Astmer Bilalin e grupit të “Bajrave”
Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK-un ka kryer një megaoperacion ku janë arrestuar 15 persona.
Ndër të arrestuarit janë oficerë policie, prokurorë dhe persona të grupeve kriminale.
Mësohet se në pranga ka përfunduar dhe shtetasi Astmer Bilali, pjesë e grupit kriminal “Bajri”.
Gjithashtu është arrestuar biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe ish-drejori i Operacionales, Olti Bistri.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka përgëzuar punën e Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut për goditjen ndaj 3 grupeve kriminale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



