Shkodër, rruga e bllokuar nga bora, aksidentohet autobusi
Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar jo pak probleme. Mëngjesin e sotëm ne aksin Shkodër-Shiroke-Zogaj, autobusi që bën këtë linjë me transport qytetarësh është rrëzuar në anën tjetër të rrugës, si pasojë e borës dhe ngricave.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në afërsi të pikës turistike në Zogaj. Burime zyrtare bwjnw me dije se nga ngjarja në fjalë u rrezikua jeta e shoferit por edhe e qytetarëve që ndodheshin brenda autobusit.
Deri më tani nuk është bërë asgjë për të lëvizur autobusin nga rruga.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



