E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër, shkon në 5 numri i të arrestuarve për trafik droge
Lajme

Shkodër, shkon në 5 numri i të arrestuarve për trafik droge

Shkon në 5 numri i të arrestuarve si pjesëtarë të një grupi kriminal, përgjegjës për kultivimin e 10 274 bimëve narkotike cannabis sativa, në fshatrat Kir dhe Pult. Identifikohet nga hetimet dhe vihet në pranga një 28-vjeçar.

4 pjesëtarët e tjerë të grupit prej 11 pjesëtarësh, u arrestuan disa javë më parë, ndërsa bimët e kultivuara nga këta shtetas u asgjësuan në gusht të këtij viti, në kuadër të fazës së 12 të megaoperacionit “Alpe të pastra”.

Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasit të akuzuar për vepra penale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca policore, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit Jeton Kacoli, 28 vjeç.

28-vjeçari u ndalua sepse nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës dhe Komisariatin Laç, ka rezultuar se bashkë me disa shtetas të tjerë, të organizuar si grup, kanë kultivuar në fshatrat Kir dhe Pult, 10 274 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nga shërbimet e Policisë, në gusht të vitit 2023, si rezultat i fazës së 12 të megaoperacionit anticannabis, në nivel qarku, të koduar “Alpe të pastra”.

Policia arrestoi 4 pjesëtarë të këtij grupi, ndërkaq vijon puna për kapjen e pjesëtarëve të tjerë, tashmë të identifikuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.