Shkodër, turisti qëllon për vdekje bashkëshorten dhe tenton të vetëvritet
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Shkodrës. Sipas informacioneve dyshohet se ka ndodhur një vrasje brenda familjes.
Raportohet se turisti ka qëlluar për vdekje bashkëshorten, ndërsa më pas është vetëvrarë.
Krimi raportohet se ka ndodhur brenda në hotel, ndërsa autori i dyshuar është identifikuar si 57-vjeçari Brandon Saporito.
Ngjarja ka ndodhur në “Gjuhadol” në afërsi të Pedonales së qytetit.
Ende nuk dihen shkaqet.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.(vijon)
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




