E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër/ U  plagos pas sherrit  për vend parkimi
Lajme

Shkodër/ U plagos pas sherrit për vend parkimi

Zbardhet ngjarja e ndodhur në Shkodër, një ditë më parë ku Vladimir Bruçi u plagos pasi u qëllua me sende të forta.

Burime zyrtare nga policia thanë, se ngjarja ka ndodhur për një vendparkimi.

Gjashtë persona janë përfshirë në këtë ngjarje, njëri prej të cilëve në pranga dhe 5 në kërkim.

Mësohet se është arrestuar Edmond Sakicaj.

Ndërsa në kërkim janë shtetasit Izmir Sakicaj, Samet Halluni, Arlind Kajoshi, Samuel Troshani dhe Alban Bruçi.

NJOFTIMI ZYRTAR

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas marrjes së njoftimit, mesditën e djeshme, për një konflikt në rrugën ‘Pogej’, si pasojë e të cilit u dëmtua shtetasi V. B., 62 vjeç, banues në Shkodër, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër kanë identifikuar 6 shtetas të përfshirë në  këtë ngjarje.

Në vijim të veprimeve procedurale:

-u arrestua shtetasi E. S., 47 vjeç dhe u shpallën në kërkim shtetasit I. S., 23 vjeç, S. H., 27 vjeç, A. K., 31 vjeç, S. T., 24 vjeç dhe A. B., 27 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Këta shtetas kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta, gjatë konfliktit për vendparkimin e automjeteve, shtetasin V. B., i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. S. ka patur me vete armë zjarri, ndërsa shtetasi A. B. dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e ngjarjes.

Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ‘Vrasja’, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve’ dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.