E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër/100 Euro për të kaluar në zonën shengen arrestohen dy punonjës policie
Lajme

Shkodër/100 Euro për të kaluar në zonën shengen arrestohen dy punonjës policie

Dy punonjës policie janë arrestuar për shpërdorim detyre, SHÇBA ka arrestuar punonjëst  Luan Xheka e Bardhok Preçi të dy punonjës të policisë kufitare në Shkoder.

Arrestimi i dy punonjësve është kryer gjatë ditës së stome dhe janë të akuzuar për shpërdorim detyre dhe për të cilët gjykata kë vendosur masen e “arrestit me burg”.

Ja njoftimi I plotw I Ministrisw sw Brendwshme. SHÇBA arreston 2 punonjës të Policise Kufitare për shpërdorim detyre Shërbimi për Çëshjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër goditën një tjetër rast të shpërdorimit të detyrës. SHÇBA kishte regjistruar procedimin penal mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar më herët, për dyshime se rezultonin të implikuar edhe punonjës të policisë. Pas një hetimi me metoda speciale u bë e mundur të dokumentohej ky aktivitet dhe ndalohen 2 efektivët e Policisë Kufitare: – Luan Xheka, me detyrë ndihmes kontollor PKKK Muriqan; – Bardhok Preçi, Përgjegjës Turni, në Stacionin e Policisë Kufitare në Shëngjin. Ata akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Gjykata kishte vendosur për ta “Arrest në burg”. Hetimet kanë dokumentur se kundrejt pagesave që shkonin deri në 100 euro, këta punonjës policie duke shpërdoruar detyrën, lejonin kalimin në pikën kufitare të shtetasve shqiptarë që u ishte ndaluar udhëtimi në zonën Shengen, si dhe regjistronin e vulosnin fiktivisht pasaportat e shtetasve të ndryshëm për të evituar shkeljen e afatit të qëndrimit në zonën Shengen.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.