Shkon në 11 numri i viktimave nga koronavirusi
Lajmin e ka njoftuar kete paradite drejtoresha e ISHP-se, e cila ka dhene edhe detaje per rastin ne fjale.
Ja cfare njoftoi ajo
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 79-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19.
79-vjeçari me inicialet B.H. ishte prej 18 ditësh i shtruar në spitalin infektiv.
I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak. 79-vjeçari është viktima e 11 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



