E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkon për të peshkuar,humb jetën peshkatari pasi ra nga…
Lajme

Shkon për të peshkuar,humb jetën peshkatari pasi ra nga…

Shkon për peshkim, bie nga lartësia dhe vdes. Ngjarja ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e sotme, në një zonë shkëmbore pranë plazhit të Manastirit.

Dy persona kane qenë duke peshkuar, kur njëri prej tyre ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga një lartësi prej 20 metrash.

Shtetasi Eqerem Zeneli, rreth të 70-ve, banues në Sarandë, ka mbetur i plagosur rëndë fillimisht dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Në ndihmë të tij ka shkuar policia, ambulanca, zjarrfikësja por ka qenë e pamundur ndërhyrja. Ka qenë skafi i policisë kufitare, i cili ka tërhequr të plagosurin nga uji dhe më pas është transportuar për në spital, ku edhe ka ndërruar jetë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.