Shkozë/ Pirgje me plehra, kazanët e papastruar rrezik infeksioni për banorët
Grumbulli i plehrave në foto ndodhet në Shkozë. “Tirana e pastër”, thotë kryebashkiaku i Tiranës sa herë bëhet fjalë për pastërtinë e kryeqytetit, por denoncimet e banorëve tregojnë një tjetër realitet.
Banorët që jetojnë në Tiranë dhe periferitë e saj dhe që jetojnë në një lagje plot me plehra, shkërmoqin propagandën e Veliajt i cili reklamon në rrjetet sociale të tij, por dhe media të paguara nga vetë ai.
Një qytetare, ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania gjendjen e rrugës “Spahiu” në zonën e Shkozës që siç shihet e ka mbuluar pisllëku për shkak të plehrave të papastruara që janë bërë ‘mal’ duke rrezikuar infeksion.
Qytetarja shkruan se i vjen turp të pres miq në shtëpi sepse nuk kalojnë në rrugë të lagjes për shkak të mbeturinave që kanë pushtuar tokën pasi kazanët janë plot sepse punonjësit e pastrim gjelbërimit dhe kryebashkiaku që paguan firma për të mbajtur pastër qytetin janë në ‘gjumë’.
Qytetarja:
Prsh si jeni. Ne shkoze rruga spahiu. Na vjen turp te na vij nji mik se nuk kalojm dot nga mbeturinat.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



