E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Shkrepe shpejt’, Florian Binaj i nxjerr të ‘palarat’ Veliajt: Erdhi si hije
Lajme

‘Shkrepe shpejt’, Florian Binaj i nxjerr të ‘palarat’ Veliajt: Erdhi si hije

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj, ka folur për herë të parë në emisionin Top Story në Top Channel lidhur me kandidimin e tij dhe zërat që kanë qarkulluar në media për lidhjet e tij të mëparshme me politikën. Ai sqaroi publikisht fotot e vjetra me kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun aktual Erion Veliaj.

Sa i përket fotos me Ramën, Binaj tregoi se është shkrepur në një aktivitet të organizuar nga FRESSH, në kohën kur kryeministri sapo kishte ardhur në pushtet dhe shpresat ndaj tij ishin të mëdha.

“Me Ramën dola në foto në një organizim të FRESSH-it. Në atë periudhë të gjithë thonin që Rama ishte e vetmja shpresë për vendin. Unë si imitues i tij bëra një skeç, dhe u krijua një moment ku ai më dha një mandarinë. Takimi i fundit që kam pasur me të ka qenë në vitin 2015. Që nga ajo kohë nuk e kam takuar më dhe as kam folur më me të. U zhgënjeva me atë që ndodhi më pas.”

Përsa i përket fotos me Erion Veliajn, Binaj tha se ishte një rastësi e ndodhur në një aktivitet humanitar dhe se në atë kohë Veliaj nuk ishte figurë problematike në sytë e publikut.

“Fotografia me Veliajn është bërë ndoshta në 2014 ose 2015, kur ai ishte ende ministër. Më kontaktoi një zonjë që punonte në një zyrë për të moshuarit, më ftoi për të shpërndarë ushqime dhe për të takuar të moshuarit që më kishin përzemër. Pranova me kënaqësi. Teksa u shërbeja ushqim, papritur ndjej një hije që vjen me nxitim dhe dëgjoj dikë që thotë: ‘Shpejt një foto! Shkrepe, shkrepe!’ Ishte Veliaj. As nuk e dija që ishte aty. Çfarë duhet të bëja në atë moment? Për më tepër, Veliaj në atë kohë nuk ishte ai që është sot. Nuk kishte bërë ato që ka bërë sot.”

Binaj mohoi çdo lloj afërsie të mëtejshme me Ramën apo Veliajn dhe u shpreh se qëndrimi i tij është i qartë: ai kandidon si qytetar i lirë, pa prapaskena dhe pa lidhje me pushtetin aktual.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.