SPAK-u i nxori faturat fiktive të Mamaqit, jo MEDIA
Çfarë përgënjeshtrimi mund t’i bëjnë mediat?!
Ermal Mamaqi është përfshirë në dosjen e SPAK, duke lëshuar fatura fiktive për llogari të grupit të organizuar kriminal të Ilir Beqaj e Ermal Kurtulajt. Aktori komik Mamaqi reagoi duke mohuar akuzat dhe kërcënuar me gjyq mediat për publikimin e provave. Megjithatë, sipas Kodit të Procedurës Penale, aktiviteti i tij me faturat fiktive është konsideruar vepër penale dhe lidhet me mashtrimin fiskal dhe pastrimin e parave. Ndërkohë, kritikat e tij ndaj mediave duhet t’i drejtojë SPAK-ut, duke kërkuar përgënjeshtrimin për akuzat e paraqitura në dosjen hetimore.
Ermal Mamaqi siipas dosjes së SPAK-ut, ka lëshuar fatura false nëpërmjet restorantit “ME’NAM”, duke marrë pjesë në vjedhjen e fondeve të qeverisë dhe donacioneve të BE. Përderisa ai mohon akuzat dhe kërcënon mediat për publikimin e provave, ligji e vlerëson veprimtarinë e tij si vepër penale. Kërkesa e tij për përgënjeshtim duhet të drejtohet SPAK-ut, duke bashkërenduar shpalljen publike me deklaratat e tij financiare dhe pronat, duke përfshirë vilën, apartamentet, objektet e biznesit, dhe kompleksin hoteleri “Relux”.
Shkrimtari Mamaqi thotë se është “me duar të pastra”, prandaj duhet të deklarojë burimet e blerjes së vilës 700 milionë lekë te kompleksi “Rolling Hills”, të 2 apartamenteve e 1 vile tjetër; të dy objekte biznesi 215 m2 e 145 m2 në qendër të Tiranës, të restorantit “ME’ NAM”, ndërsa më 27 janar 2023 inauguroi kompleksin hoteleri “Relux” me 7 kate te zona e Tufinës…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



