E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shoferi i Xhafajt i pajetë në makinë, Garda e Republikës jep detajet e para
Publik News

Shoferi i Xhafajt i pajetë në makinë, Garda e Republikës jep detajet e para

Vjen reagimi i pare i Gardes se Republikes, pas lajmit se gardisti, Shkelzen Qordja, shoferi i ministrit te Brendshem, Fatmit Xhafaj u gjet i pajete me plumb ne koke ne makinen e tij.

Deklarata e Gardes

Sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.

Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.