E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shoferi përplas   dy persona dhe largohet me shpejtësi!
Publik News

Shoferi përplas dy persona dhe largohet me shpejtësi!

https://youtu.be/pVAc1tkOgBg

Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e sotme në lagjen nr 11 në Durrës, ku dy këmbësorë u përplasën nga një automjet ( fillimisht u raportua se ishte përplasur një grua). Sipas informacioneve për mediat, këmbësaorja e përplasur është shtetase italiane, rreth 70 vjeç, pasi sipas dëmitarëve në vendgjarje, është dëgjuar të flasë vetëm italisht. Ajo mori disa plagë nga përplasja e fortë dhe u dërgua menjëherë në spital.  Në video  shihet edhe momenti i përplasjes, pasi shoferi futet me shpejtësi në një kryqëzim dhe merr përpara dy persona, një burrë dhe gruan italiane, të cilët po ecnin bashkë dhe po kalonin në anën tjetër të rrugës.

Pas përplasjes shoferi largohet me shpejtësi nga vendgjarja duke i lënë shtrirë në tokë, ndonëse burri arrin të ngrihet dhe e sheh nga pas teksa largohet. Policia ka shpallur në kërkim drejtuesin/en e mjetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.