E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shoqërohen 4 anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit
Publik News

Shoqërohen 4 anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Disa anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë shoqëruar ditën e sotme në komisariatin Nr.1 në Tiranë.

Ata janë arkitekti Astrit Seranaj, pedagogu Ergys Mertiri, artisti Donald Martini dhe tekniku Gentjan Hasani.

Fillimisht është shoqëruar Astrit Seranaj dhe më pas 3 të tjerët. Një prej tyre ka tentuar të thyejë koordonin policor tek pedonalja e Tiranës dhe ka kundërshtuar policët.

Lajmin e shoqërimeve e konfirmon me një status në FB edhe aktori Neritan Liçaj dhe vetë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Reagimet kanë qenë të shumta nga media dhe rrjetet sociale

Av  Altin Goxhaj:

Çuçi i Delinës së Sorosit dhe Ramës, e inaguroi sot brenda 24 orësh Karriken e Ministrit të Brendshëm duke arrestuar në mënyrë të paligjshme në pedonale 4 artistë dhe intelektualë të Aleancës së Teatrit! Jo vetëm kaq por dhe u kanë gjuajtur në fytyrë dhe natyrisht si gjthm nuk u lejojnë as avokatët!
Të paktën Gjeneral Lleshit iu deshën muaj që të arrinte në këto praktika! Fatmirit 1 vit, Sajmes 1 vit e gjysëm.
Ju kam thënë gjthm që pjellat e Sorosit janë më të këqiat që ka pa njerëzia!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.