Shorti i Conference League, goglat vendosin përplasje të forta

Në Nyon të Zvicrës përveç shortit për Europa League është hedhur edhe për Conference League. Skuadrat e kualifikuara në këtë kompeticion mësuan kundërshtarët e tyre.

Goglat gjithashtu rezervuan duele mjaft interesante në këtë fazë, ku Fiorentina u shortua me skuadrën izraelite, Maccabi Haifa. Spektakël pritet të jenë përballjet mes Ajax – Aston Villa-s dhe Dinamo Zagreb – PAOK.

Kujtojmë se ndeshjet e kësaj faze janë programuar të zhvillohen më 7 mars dhe 14 mars.

ÇIFTET:
Servette – Viktoria Plzen

Ajax – Aston Villa

Molde – Club Brugge

Union SG – Fenerbahce

Dinamo Zagreb – PAOK

Sturm Graz – Lille

Maccabi Haifa – Fiorentina

Olympiacos – Maccabi Tel Aviv

Publikuar nga Publik Media