E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shorti i FA Cup për çerekfinalet/ Çelsi përballë Leiçesterit
Publik News

Shorti i FA Cup për çerekfinalet/ Çelsi përballë Leiçesterit

U hodh shorti për fazën çerefiknale të trofeut të dytë më të rëndësishëm të futbollit anglez FA Cup.

Kampionët në fuqi të këtij kompeticioni, Mançester Siti sfidohet nga Njukasëlli. Përballja më interesante e këtij raundi është padyshim Leiçester-Çelsi. Londinezët eliminuan në mënyrë spektakolare Liverpulin ditën e djeshme. Të kuqtë konsiderohen si skuadra më e fortë këtë sezon në kontinent, por pathyeshmëria e tyre mori me humbjet në kampionat, Ligën e Kampioneve dhe FA Cup.

Arsenali luan me Shefilldin, kurse çifti i katër çerekfinal pritet të plotësohet nga fituesit e ndeshjeve Totenhem-Noruiç dhe Derbi Kaunti-Mançester Junajtid. “Spërs” dhe “Djajtë e Kuq” janë favoritë për të kaluar në fazën çerekfinale. Nëse të dyja skuadrat kualifikohen, atëherë trajneri i Totenhemit Hoze Murinjo sfidon ish-ekipin e tij Mançester Junajtid.

Të gjitha takimet do të luhen në datën 21 mars.

Shorti për raundin e çerekfinaleve të FA Cup është:

Shefil-Arsenal

 Njukasëll-Mançester Siti

Totenhem-Noruiç (f) – Derbi Kaunti-Mançester Junajtid (f)

Leiçester-Çelsi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.