Shpallen rezultatet për Bashkinë e Kavajës e fiton PD

Janë shpallur rezultate paraprake për Bashkinë e Kavajës duke nxjerrë fitues kandidatin e Partisë Demokratike, Isa Sakja.
Kjo bashki i rikthehet PD-së pas 6 vitesh.
Ju kujtojmë që kandidati i majtë Dorian Murati ishte shkëputur mbi 600 vota në kutitë e para.
Sakja ka fituar me një rezultat mjaft të ngushtë votash, vetëm 31 më shumë se kandidatit të PS-së, Dorian Murati.
Dy kandidatët, Sakja dhe Murati, ndoqën së bashku procesin e numërimit, në pesë kutitë e fundit dhe në përfundim shtrënguan duart me njëri-tjetrin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



