E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpend Ahmeti pa entuziazëm, thotë se ka korrur rezultat pozitiv
Politikë

Shpend Ahmeti pa entuziazëm, thotë se ka korrur rezultat pozitiv

Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka dal në një konferencë për media menjëherë pas rezultateve që i publikoi exit-poll i Klan Kosovës.

Sipas këtij sondazhi, Ahmeti ka dal fitues me 52.2 për qind, duke lënë mbrapa Abrashin me 47.8 për qind.

Duke folur para mediave pa entuziazëm, Ahmeti kërkoi nga vëzhguesit e tyre që të jenë vigjilentë dhe të mos u mungon ndonjë votë.

“I falënderoj të gjithë qytetarët për një proces të rregullt, ne kemi fillu me i marr rezultatet nga vëzhguesit tanë. I keni pa edhe ju dy exit pollët që janë publiku ku të dyja neve na japin një rezultat optimist, ne i presim rezultat zyrtare, por dëshirojmë që në këtë moment ta falënderojmë secilin qytetarë që ka zgjedhur të votojë për ne ose për kundërkandidatin tonë.

Ju bëjmë thirrje vëzhguesve dhe komisionerëve që në këto momente të jenë vigjilent që ta mbrojmë votën dhe asnjë votë të mos humb në procesin”, shtoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.