E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërblehet prokurori që gënjeu se, nuk kishte prova për blerje votash në Elbasan
Publik News

Shpërblehet prokurori që gënjeu se, nuk kishte prova për blerje votash në Elbasan

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë prokurorin e Elbasanit Alfred Shehu, i cili hetoi dhe përplasjen që ndodhi 4 ditë përpara zgjedhjeve në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën disa persona të tjerë.

Gjatë një seance dëgjimore të shkurtër dy ditë më parë ishte diskutuar vetëm për 129 mijë lekë të qarkulluara brenda familjes dhe për 1.4 milion lekë lidhur me blerjen e një shtëpie në vitin 2013. Komisioni nuk kishte marrë parasysh një raport negativ të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar mbi figurën e Shehut.

Por për Alfred Shehun u la jashtë vëmëndjes një moment i freskët dhe shumë i rëndësishëm në karrierën e tij, që ka të bëjë me qëndrimin publik për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
Prokurori Alfred Shehu ka ende nën hetim këtë “patate të nxehtë” të drejtësisë dhe u bë pjesë e një manipulimi për hir të interesave të Partisë Socialiste.

Në një konferencë për mediat një ditë pas vrasjes, Alfred Shehu gënjeu publikisht se në makinën e Mehmet Grecës, person që u bë shkak për nisjen e konfliktit, nuk ishin gjetur materiale zgjedhore. Deklarata u bë në 22 Prill, pra 3 ditë para votimit, një detaj që fajësonte grupet vullnetare të Partisë Demokratike.

Po ashtu, prokurori Alfred Shehu refuzoi të sqarojë publikisht para gazetarëve se kush qëlloi i pari në vendin e ngjarjes dhe cili ishte roli i Kelmend Xhaferrit, i shpallur në kërkim për ngjarjen. Shehu nuk e pati problem që pas zgjedhjeve, në sallën e gjyqit të deklaronte pikërisht të kundërtën e asaj që kishte thënë në konferecën për mediat.

Prokurori i Elbasanit Alfred Shehu në konferencë me Drejtorin e Policisë Ardi Veliu kur deklaroi se nuk kishte asgjë në makinen e të ndaluarit

Ai pranoi në sallën e gjyqit, se në makinën e Mehmet Grecës u gjetën euro, karta identiteti dhe lista votuesish të hartuara për patronazhistët e Partisë Socialiste. E megjithatë ky rast nuk u mor fare parasysh nga ana e KPK-së, që konfirmoi prokurorin Shehu, dhe i jep tashmë atij pothuajse një imunitet të përhershëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.