E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërndanin heroinë në doza të vogla, kush janë korçarët që u vunë në pranga?
Publik News

Shpërndanin heroinë në doza të vogla, kush janë korçarët që u vunë në pranga?

Policia e Korçës ka goditur një grup të shpërndarjes së heroinës në doza të vogla, ndërsa në pranga kanë përfunduar 3 persona.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Julian Gega (Mingo), 39 vjeç.

Mikel Mingo, 24 vjeç.

Mondi Mingo, 42 vjeç, të tre banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në dyqanin në pronësi të shtetasve Mondi dhe Mikel Mingo, në lagjen nr 9 Korçë, të marrë në përdorim nga shtetasi Julian Gega, si edhe gjatë kontrollit fizik të këtij të fundit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, e ndarë në doza dhe 1 peshore.

Gjithashtu shtetasi Julian Gega, tek dyqani i cili shërbente si servis celularësh, tregëtonte aparate satelitore pa dokumentacionin dhe autorizimin përkatës, si edhe rreth 300 aksesorë të ndryshëm telefonash, për të cilat nuk dispononte fatura.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 283/2 , 149/a dhe 180 të Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.