SHPËRNDANTE KOKAINË NË DHËRMI, ARRESTOHET 37 VJEÇARI
Policia e Vlorës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në zonën e Dhërmiut, një shtetas shpërndante lëndë narkotike Kokainë në doza të vogla, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor ‘Dhërmiu’, ku në bashkëpunim me forcat operacionale pranë DVP Vlorë kanë vënë në pranga 37 vjeçarin nga Tirana A.K.
Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti shtetasit A.K, 15 doza lëndë narkotike e dyshuar e kokainë, si dhe një sasie valute prej 385 eurove, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



