E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthen boksi elektrik në Shkodër, vdes punonjësi i OSHEE
Flash

Shpërthen boksi elektrik në Shkodër, vdes punonjësi i OSHEE

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Perashit, në Shkodër, ku një person ka humbur jetën pas një incidenti me energjinë elektrike në një pallat banimi.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte punonjës i OSHEE-së dhe ndodhej në krye të detyrës në momentin e ngjarjes. Gjatë hapjes së kutisë elektrike për kontrollin e matësit, ka ndodhur një shpërthim i menjëhershëm, i cili i ka shkaktuar dëmtime të rënda.

Punonjësi është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, por për shkak të plagëve të marra nuk ka arritur t’i mbijetojë.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë incident fatal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.