E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthen bombola  e gazit, zjarr në katin e pestë të një pallati
Publik News

Shpërthen bombola e gazit, zjarr në katin e pestë të një pallati

Një 70-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Shkodër, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një apartament.

Mësohet se zjarri ka rënë në katin e 5 të një pallati në unazën e qytetit të Shkodrës, ndërsa i moshuari ka humbu jetën si pasojë e flakëve dhe asfiksisë nga tymi.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe i menjëhershëm, duke bërë që i moshuari të mos mbijetojë dot.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, ndërsa flakët vijojnë të “përpijnë” apartamentin. Banorët e pallatit janë evakuuar, ndersa trupi i të moshuarit është dërgua në morgun e Spitalit Rajonal të Shkodrës.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.