E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthen bombula e gazit në banesë
Lajme

Shpërthen bombula e gazit në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Selenicë, ku një bombul gazi ka shpërthyer brenda një banese. Për pasojë kanë mbetur të plagosur çifti i bashkëshortëve R.S 49-vjeç, dhe M.S 42 vjeçe.

Bashkëshortja është nisur drejt Tiranës për shkak se ka marrë plagë të rënda, dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në banesën e çiftit dhe po heton rrethanat në të cilat ka ndodhur shpërthimi i gazit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.07.2019, në orën 05:53, në Selenicë të Vlorës ka marrë flakë një banesë si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar pronarët e banesës, 49 vjeçari R.S dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare M.S.

Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar dhe gjithashtu banesa nuk përbën rrezik nga zjarri për banesat e tjera.

Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme proçeduriale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.