E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthen dhuna te Parku Rinia: Grushte, arrestime masive dhe persona të gjakosur në mes të rrugës
Publik News

Shpërthen dhuna te Parku Rinia: Grushte, arrestime masive dhe persona të gjakosur në mes të rrugës

Gjak, shkelma, grushte, dhunë. Këto janë pamjet që vijnë aktualisht nga Tirana, ku policët e urdhëruar nga Edi Rama po masakrojnë qytetarët e kryeqytetit që kanë dalë në protestë kundër shembjes së Teatrit.

Dhjetëra të rinj janë goditur, dhunuar dhe dërguar në polici. Disa prej të rinjve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Incident mes forcave të policisë dhe protestuesve pranë “Parkut Rinia” në Tiranë.

Uniformat blu kanë ndërhyrë pak çaste më parë për të zhbllokuar rrugën, që mbahej e mbyllur prej disa minutash nga protestuesit, por kanë hasur në rezistencën e këtyre të fundit.

Raportohet se ka përplasje fizike, dhe persona të plagosur. Deri tani janë shoqëruar 8 apo 9 persona, mes tyre edhe një gazetar.

Policia ka hedhur sprajt piperi dhe ka përdorur forcën duke tërhequr zvarrë disa prej protestuesve. Një qytetar po qëndron i shtrirë në tokë, ndërsa është e paqartë nëse po bën rezistencë apo ka probleme shëndetësore.

dfgdege443h.jpg

fghdfh5h4rh.jpg

cbhertherthjrh.jpg

fgdfhdfhdfh.jpg

dfgdsfgdfgdfhdfh.jpg

fgdfgdfgdfh4.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.