‘Shpërthen’ epidemia e mushkonjave, mbi 30 viktima në këtë vend
Më shumë se 30 persona, mes tyre 21 fëmijë dhe adoleshentë, kanë humbur jetën në Kubë si pasojë e shpërthimit të etheve “të dengues” dhe “të chikungunya-s”, konfirmuan autoritetet shëndetësore të vendit.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë bëri të ditur se deri tani janë regjistruar 33 viktima nga arboviruset, duke e cilësuar situatën si një nga krizat më të rënda shëndetësore të viteve të fundit.
Epidemia e chikungunya-s – një sëmundje që shoqërohet me temperaturë shumë të lartë dhe dhimbje të forta në kyçe – shpërtheu fillimisht në muajin korrik në provincën Matanzas, e cila kufizohet me kryeqytetin Havanë.
Brenda pak muajsh, infeksioni u përhap me shpejtësi në të gjitha 15 provincat e ishullit, ndërkohë që vendi po përballet paralelisht edhe me një shpërthim të etheve të dengut.
Autoritetet kubaneze po bëjnë thirrje për masa të menjëhershme higjieno-sanitare dhe parandalim, teksa situata vijon të mbetet e rënduar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



