E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthen Rama: Po bëjmë amnisti fiskale se jemi në Luftë!
Publik News

Shpërthen Rama: Po bëjmë amnisti fiskale se jemi në Luftë!

Edi Rama ka organizuar sot një konferencë posaçërisht për Amnistinë Fiskale, pasi ai nuk e priste që do kishte kaq shumë kundërshti. Rama ka shpërthyer ndaj personave që e kundërshtojnë këtë ligj dhe u kujton atyre se jemi në luftë, si çdo justifikim për çdo çështje.

Paketa e paraqitur nga qeveria për amnistinë fiskale është kritikuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, Komisioni Europian dhe Dhoma Gjermane e Tregtisë, pasi sipas tyre do t’i hapte rrugë legalizimit të parave të pista me burim krimin dhe trafikun e drogave në një ekonomi të brishtë si e Shqipërisë.

Rama tha:

Kemi ndjekur me shumë vëmendje të gjitha kritikat apo goditjet nën brez, në ndonjë rast edhe të porositura kundër amnistisë. I kemi analizuar. për këtë arsye unë kam ftuar këtu edhe zv/sekretaren e Këshillit të Ministrave e cila është edhe juriste, për të bërë edhe një paraqitje të shkurtër të pikërisht këtyre kritikave më thelbësore dhe të versionit tonë në raport me këto kritika.

Unë dua të them disa gjëra, që mbase edhe nuk u prekën. Së pari dua të kujtoj veçanërisht partnerëve tanë ndërkombëtarë që bota është në luftë. Shqipëria është pjesë e kësaj lufte dhe ndryshe nga shumë vende të tjera, Shqipëria ka marrë një vendim me kosto shumë të lartë, kosto e cila nëse lufta zgjat përtej një limiti të caktuar mund të bëhet tërësisht e papërballueshme. Ky vendim është që fatura e energjisë, e cila në tregun ndërkombëtar po i afrohet 500 eurove për megavat nga 50-60 që ishte para luftës, të mos reflektohet në faturën e energjisë së familjeve dhe biznesit të vogël.

Nga dalin këto para?

Ndërkohe që ne jemi shumë të vetëdijshëm që paketa jonë e parë e më të prekurve nga inflacioni nuk ka zgjidhur të gjithë hallin. Hall që vazhdon kur paketa ka përfunduar. Ideja e amnistisë është shumë e vjetër në Shqipëria jo e re, dhe asnjëherë nuk është materializuar si duhet nga një presion i caktuar i jashtëm dhe i brendshëm se ka pasur arsye që sot nuk ekzistojnë më. Asokohe kur janë bërë amnistitë e tjera Shqipëria nuk ka qenë e strukturuar siç është sot. Sot ka një sërë strukturash që me efikasitet mund të garantojnë atë që tha eksperti britanik, që prezanton një nga strukturat më të famshme në botë për luftën kundër parave të pista, implementimin. Ne se kemi menduar sot amnistinë. E kemi menduar para 9 vitesh kur erdhëm në pushtet, por ishte një ide që s’i kishte ardhur koha, siç i kishte ardhur asaj për kanabisin mjekësor. propozimin e parë e bëmë kur na ra gjëma e parë, ajo e tërmetit. Qeveritë kur angazhohen për amnisti, angazhohen për thithjen e parasë dhe nxjerrën e parasë nga e zeza në të bardhë. Dhe të vish ti thuash Shqipërisë se amnistia perse është diçka e papranueshme është mungesë respekti për Shqipërinë dhe qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Dua tu them se respekti reciprok është A-ja e punës sime në funksion të drejtimit të qeverisë së Shqipërisë dhe me respekt mund të bëhet çdo kundërshti dhe të refuzohet çdo ide, por ta trajtosh Shqipërinë si një vend me bisht ndërkohë që amnistia është bërë dhe vazhdon të bëhet në mënyrë të rregullt pa asnjë polemikë në të gjitha vendet që na japin mësime, kjo nuk është asgjë e drejtë, asgjë e duhur. Kjo nuk është asgjëja që çmon respektin që gati, gati ka Shqipëria pa kushte ndaj partnerëve të saj

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.