E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthen rrjeti: Ironi kolektive ndaj Kiara Titos.
Flash

Shpërthen rrjeti: Ironi kolektive ndaj Kiara Titos.

Linja e veshjeve të rrobabanjove e lançuar nga Kiara Tito ka krijuar jo pak bujë në rrjet.

Të shumtë janë ata që thonë se veshjet e saj nuk janë autentike ashtu siç u prezantuan, por janë të kopjuara nga brande të tjera e për këtë kanë qarkulluar foto të shumta ku krahasohen veshjet me njëra tjetrën.

Mirëpo, ajo çka nuk pritej është reagimi i një prej mikeshave të Megi Topallit, Enxhi Deda, njëkohësisht bashkëshortja e Mario Dedës, ish shokut të Luizit.
Me anë të një postimi në InstaStory, ajo ka ironizuar brandin e Kiarës tek ka shkruar: “Plagjaturë edhe në rrobabanjo“, ndërsa ka ndarë foton e disa muajve më parë të një modeleje e cila mban veshur rrobabanjo të njëjta si nga brandi i Kiarës.

Më pas Enxhi ka bërë një tjetër postim ku ka ironizuar pamjen e Kiarës, pasi kjo e fundit u kritikua për lyerjen e tepruar të buzëve në postimin e saj.

“Dikush lyen flokët, dikush lyen buzë-mustaqe“- ka shkruar ajo teksa duket se nuk e ka kursyer edhe Luizin me komentin për flokët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.