Shpërthen Salianji: Servila! Unë dua të rrëzoj Ramën, ju bëni foltore!
“Strukturat duan revoltë, PD fle. 7 muaj pa bërë takime”
Ervin Salianji ka lëshuar deklarata të forta ndaj Partisë Demokratike, duke akuzuar drejtimin aktual se ka lënë partinë në gjumë dhe pa asnjë organizim serioz në terren.
Gjatë takimit me demokratë, ai theksoi se vetëm ai po punon realisht me bazën, ndërsa drejtuesit e PD-së, sipas tij, merren me foltore dhe paradë mode.
Salianji tha:
“Unë i njoh të gjithë. Në Durrës erdhën 500 vetë dhe i kam takuar një për një me emër. Po angazhohem çdo ditë të zgjoj strukturat. Të tjerët rrinë në kafe, merren me foltore. PD ka 7 muaj pa bërë një takim. Pse nuk lëvizin demokratët? Se partia fle!”
Ai theksoi se situata brenda PD është e rëndë dhe se demokratët duan aksion të vërtetë, jo dalje për foto apo aktivitete pa efekt.
“Protestat janë bërë bajate. Duhet protestë e madhe, jo paradë mode. Demokratët nuk duan show, duan përballje. Nuk rrëzohet Rama me statuse, duhet punë në terren.”
Salianji po ashtu kujtoi se është hequr nga lista e kandidatëve, por shtoi se kjo nuk ka ndikuar në angazhimin e tij.
“Unë jam shkarkuar nga lista dhe prapë jam çdo ditë në terren. Nuk jam këtu për poste, jam këtu se PD duhet ringritur. Po të mos isha unë, asnjë takim nuk do bëhej.”
Deklaratat e tij janë pritur me duartrokitje nga një pjesë e demokratëve, ndërsa kanë shtuar përplasjet e brendshme në PD, në një moment kur partia përballet me krizë të thellë organizative.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



